Home Lajme Prizreni do të bëhet qyteti i parë në Kosovë që do të...

Komuna e Prizrenit, si komunë përfituese në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal – PZHR 2021 për projekte të investimeve kapitale, do të ndërtojë stazën për biçiklistë “Pumptrack”, e cila do t’i sjellë qytetit një tjetër atraksion argëtues e sportiv.

Pumptrack’u është një stazë e valëzuar, por e sigurtë, e cila mund të shfrytëzohet nga biciklistë të secilës moshë dhe është e përshtatshme për lloje dhe madhësi të ndryshme. Biçiklistët këtë stazë mund ta shfrytëzojnë duke mos i përdorur pedalet për ndalim, ndërkaq për realizimin e këtij sporti, Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, po ashtu do të organizojë trajnime të ndryshme profesionale.

Prizreni do të vazhdojë të bëhet krye-qendër i atraksioneve të ndryshme sportive e turistike ka shkruajtur Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka në rrjetin e tij social.