𝗚𝗿𝘂𝗮𝗷𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗶𝘀𝗵𝘁𝗲 𝗺𝗮𝘀𝗸𝗲̈, 𝗴𝗼𝗱𝗲𝘁 𝗽𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝗻 𝗱𝗵𝗲 𝗮𝗿𝗿𝗲𝘀𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁
Gjatë ditë së djeshme një grua është ndaluar nga policia në kryeqytet, për shkak të mos përdorimit të maskës dhe e njëjta në mungesë të saj ka sulmuar policin.Në lidhje me rastin me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Është arrestuar e dyshuara femër kosovare të cilën njësiti policor e kishte ndaluar për mosposedim të maskës mbrojtëse ndaj virusit Covid-19 dhe e njëjta ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor. Në lidhje me rastin me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.