Home Lajme KOSOVË 1 MUAJ PARABURGIM PËR TË DYSHIMTIT PËR TERRORIZËM

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar një muaj paraburgim pesë të dyshuarve për terrorizëm, të arrestuar ditë më parë afër liqenit të Badovcit, raporton TV ARTA.

“Masa e paraburgimit, ndaj të pandehurve është caktuar për arsye se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144, paragrafi 4 lidhur me nenin 135 paragrafi 1, nënparagrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata i pranon si të bazuara pretendimet e prokurorisë, se sikur tani të pandehurit të gjendeshin në liri, mund të ndikojnë në rrjedhën e procedurës penale, duke asgjësuar, ndryshuar apo falsifikuar provat e veprës penale apo se mund të ndikojnë te dëshmitarët të cilët akoma nuk janë dëgjuar dhe masat tjera të sigurisë nuk do të ishin adekuate”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Të arrestuarit janë Enis dhe Besnik Latifi, Gazmend Halilaj, Milazim Haxhijaj dhe Fehmi Musa. Ata, sipas prokurorisë, dyshohen se kishin planifikuar helmimin e ujit në liqenin e Badovcit.
Ata janë arrestuar të shtunën.

KULTURË

0 2433

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...