Home Lajme KOSOVË 1 RAST NË PRIZREN 80 GJITHË KOSOVËN ME COVID-19 DHE 32...

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 566 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 80 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Klinika Infektive, 1 rast Klinika Pulmologjisë dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Gjilan). Numri total i rasteve pozitive është 16.130 raste nga 73.906 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 645 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.282 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.203. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 24 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast Prizren, Klinë, Lipjan, Shtime dhe Deçan.Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!Mbani higjienën!Respektoni distancën!

KULTURË

0 46

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren