Home Lajme BOTË 129 operacione kundër PKK brenda 5 muajve

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Sulejman Sojllu (Süleyman Soylu), në fjalimin e tij të mbajtur gjatë përurimit të godinës së re të rajonit të policisë Dëshmori Ahmet Jëlldërëm (Şehit Ahmet Yıldırım) në provincën Adiyaman, theksoi se shteti është i nevojshëm si atdhe, integritet dhe unitet dhe se aq sa u shërben shteti qytetarëve, aq edhe qytetarët duhet të jenë besnikë ndaj shtetit.

Sojllu u shpreh se sot nuk janë mbledhur vetëm para një ndërtese të thjeshtë, por në të njëjtën kohë janë mbledhur para besnikërisë si dhe para lidhjes së ngushtë mes shtetit dhe qytetarëve.

“Jemi duke qëndruar para veprimeve të këtij populli të shenjtë, i cili e di se çka është liria dhe pavarësia. Jemi duke qëndruar para bijve tanë, të cilët kanë marrë parasysh martirizimin dhe kanë qenë të gatshëm të japin jetën e tyre për pavarësinë e shtetit të vet. Ne këtu nuk jemi vetëm kaq, jemi më shumë. Të gjithë jemi këtu, duke filluar nga Fethi Sekin e deri tek Omer Halis Demir. Jemi këtu në çdo betejë për hir të këtij vendi, deri tek dëshmorët në Çanakkale, në luftërat e Ballkanit e në Qipro. Jemi këtu me gjithë fëmijët tanë, jemi të gatshëm të heqim dorë prej çdo gjëje vetëm që flamuri ynë me gjysmëhënën dhe yll të valëvitet i lirë në qiell”, tha Soylu.

“Lufta jonë kundër terrorit ka arritur në një shkallë të likuidimit të terrorit”

“Rrini të qetë. Lufta jonë kundër terrorit ka arritur në një shkallë të likuidimit të terrorit. Ne do të likuidojmë terrorin dhe nuk do ndalemi me kaq. Porosia e Presidentit tonë të çmuar, së bashku me vullnetin e Kryeministrit tonë, zonat lindore dhe juglindore të vendit do të jenë rajone ku do të ndërtohen vëllazëria, turizmi dhe do të hapen vende të reja pune. Do të shihni se do ta realizojmë këtë për një kohë shumë të shkurtër. Ka 3-4 muaj që takohemi me qytetarët tanë në lindje dhe juglindje. Nga njëra anë bëjmë vlerësime me qytetarët në lidhje me vendosmërinë se si do ta luftojmë terrorin, ndërsa nga ana tjetër qëndrojmë të bashkuar me qytetarët”, tha ministri i brendshëm Sojllu duke shtuar se forcat e sigurisë kanë shkruar një epope heroizmi me vendosmërinë dhe guximin e tyre.

“Kemi hyrë në çdo, të ashtuquajtur bazë dhe vendstrehim të organizatës terroriste PKK, për të cilën thoshin se ‘nuk mund të hyni’ gjatë dimrit. Në periudhën e dimrit janë kryer 129 operacione ndaj 125 të ashtuquajtura bazave. Janë shkatërruar 661 strehime në 22 rajone gjatë 5 muajve të fundit. Janë realizuar operacione të rënda ndaj strukturave të PKK dhe KCK. Në 5 muajt e fundit janë kapur 8.477 persona ndërsa 2.603 prej tyre janë arrestuar. Janë bërë rregullime ligjore për 79 komuna, për të cilat është zbuluar se kanë dhënë përkrahje logjistike dhe financiare ndaj këtyre organizatave, dhe në 5 muajt e fundit janë kapur 49 terroristë me detyrë të lartë si dhe janë neutralizuar 689 terroristë. Përsëri, gjatë muajve të fundit, janë parandaluar 126 sulme, ndër të cilët ka pasur sulme me eksplozivë, me bomba vetëvrasëse dhe autobomba. Në fakt lista jonë është edhe më e gjatë. Për rritjen e kësaj force, Ministria jonë vazhdon procesin për pranimin e 11 mijë policëve, 22.550 pjesëtarëve në xhandarmëri, 635 pjesëtarëve në rojën bregdetare dhe 21.716 personave për roje të sigurisë”, deklaroi Sojllu në lidhje me zhvillimet e fundit në luftën kundër terrorit. /TRT/

KULTURË

0 2406

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...