Home Lajme BOTË 24 orë nën rrënoja, rrëfimi prekës: Nëna kosovare e kishte mbuluar djalin...

Një grua nga Kosova humbi jetën nga tërmeti tragjik në Izmir, ndërsa djali i saj është në gjendje të rëndë për jetën.Besmira Bylykbashi, që studion dhe jeton prej disa vitesh në Izmir rrëfeu për Abcnews.al se Nazmie Doraja 62-vjeçe dhe djali i saj u gjetën pas 24 orëve nga kërkimet.Por vetëm djali kishte arritur të mbijetonte. “Nëna dhe djali u gjetën të përqafuar në rrënoja. Nëna e kishte mbuluar djalin me trupin e saj. Djali 28-vjeç është në gjendje të rëndë për jetën” tha ajo.