Home Slider 29 Medalje të fituara nga Klubi Atletik “Lidhja e Prizrenit”vulosin shkëlqimin në...

29 Medalje të fituara nga Klubi Atletik “Lidhja e Prizrenit”vulosin shkëlqimin në Kampionatin e Kosovës për seniorë

Në Kampionatin e Kosovës për seniorë që u mbajt në Mitrovicë klubi i atletikës Lidhja e Prizrenit u përfaqësua në mënyrë të dinjitetshme me gjithsejt 29 medalje më shumë se cdo klub tjetër pjesëmarrës

Dominimi i atletëve kryesorë të klubit Mentorit , Eruditit , Leartit , por edhe pjesës tjetër të atletëve premtues ( Ademi , Arbi ,Ylli , Besjani , Arnisi , Fatih ) bëri që klubi ynë bindshëm të shkëputet nga pjesa tjetër sa i përket numrit të medaljeve .

Në këtë fundjavë u mbajt poashtu edhe Kampionati i Kosovës për Veteranë dhe natyrisht nuk kishte se si të mungonte suksesi.

Legjenda Naim Malazezi ishte i pakontestueshem në 100m,200m,400m dhe kërcim 3 hapësh në kategorinë deri në 50- 55 vjet.

Poashtu dhe Dr Avdirraim Ajazaj , prindi i Mentorit dhe Qëndrimit, kontribues në klubin tonë (jo vetëm ) dhe në atletikë për shumë vite arriti që të stoliset me medalje te bronztë në 100m , dhe të argjendën në 200m në kategorinë + 55 vjet.

Kur i sheh këto të arritura të klubit tonë . Këtë gërshetim në mes moshave atëherë kjo nuk është rastësi . Është një punë e palodhshme e të gjithëve , kryesisë , trajnerëve dhe përkushtimit të atletëve që kanë bërë që suksesi të jetë identifikim i Klubit Atletik ” Lidhja e Prizrenit “

Ku ishim para 2 viteve ndërsa ku jemi tani … Besimi në ndershmërinë tonë dhe vullneti për punë bëri që gjithë pengesat që na dilnin në rrugë të i kalonim së bashku.
• Koha nuk kalon pa përfunduar qëllimet tona …! thuhet në komunikatën e Klubit Atletik ” Lidhja e Prizrenit “

KULTURË

0 2725

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...