Home Lajme BOTË 3 000 shtetas evropianë kanë shkuar në Siri dhe Irak për të...

Sipas lajmit të gazetës franceze “Le Figaro” shefi i Njësisë së Koordinimit të Antiterrorizmit në Francë, Loic Garnier, ka thënë se nga vendet evropiane në radhët e DAESH-it kanë marrë pjesë 3 mijë vetë.

Në krye të listës së vendeve, nga të cilat ka pasur më shumë pjesëmarrje është Franca me 700 vetë, ka cilësuar Garnier, duke shtuar se 232 prej këtyre vazhdojnë të jenë ende në Siri dhe Irak.

Ndërkaq njoftohet se numri i personave që janë rikthyer në Francë nga Siria dhe Iraku është rreth 200.

Sulmi që ishte kryer më 7 janar 2015 kundër zyrave të revistës javore satirike “Charlie Hebdo” në Paris kishte shkaktuar 12 të vdekur.

Kurse në 13 nëntor 2015 ishin kryer dy sulme të armatosura në një restorant dhe një sallë koncertesh në pjesën lindore të Parisit. Në këto ngjarje kishin gjetur vdekjen 130 persona dhe ishin plagosur 350 të tjerë.

Në sulmin që kishte ndodhur vitin e kaluar në qytetin Nis (Nice) gjatë festimit të Ditës Kombëtare të Francës të 14 Korrikut kishin vdekur 84 vetë. /TRT/

KULTURË

0 2406

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...