Home Lajme KOSOVË 3.500 zyrtarë policorë do të përfitojnë nga mjetet e ndara prej Qeverisë

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës ka alokuar 700 mijë euro shtesë për zyrtarët policorë.

Ato mjete do t’u jepen 3.500 policëve, të cilët nuk kanë qenë të trajtuar me vendim paraprak.

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, pati thënë se këto mjetë janë për 350 zyrtarë policorë, mirëpo nga Sindikata e Policisë thonë se bëhet fjalë për 3.500 zyrtarë.

“Këto mjete janë për zyrtarët e uniformuar policorë, që në të kaluarën nuk kanë qenë të përfshirë në shtesat e ndara nga Qeveria”, kanë thënë nga Sindikata e Policisë.

Mjetet do të jepen me pagën e shkurtit.