Home Lajme KOSOVË 5 persona arrestohen për drogë pastaj lirohen në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë persona janë arrestuar të premten, pasi janë kapur me substanca të dyshuara narkotike.

Sipas policisë pesë personat janë ndaluar në dy raste të ndryshme, në Prizren.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rastet e plota sipas raportit 24 orësh të policisë:

· Rr. Enver Haradinaj, Prizren,Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 1.27 gram, një grinder dhe një pako me rizlla. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. Nijazi Alishani,

Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit, në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 18.82 gram substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një shufër metalike dhe një pako me rrizlla.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.