Home Lajme KOSOVË 569 qytetarë gjobiten për mosrespektim të masave anti COVID

Policia e Kosovës është duke vazhduar gjobitjen e qytetarëve për mosrespektim të masave anti-covid.Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 569 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID-19.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.