Home Lajme BOTË 8 USHTARË HUMBIN JETËN NGA SHPËRTHIMI I NJË BOMBE NË SIIRT TË...

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë ka njoftuar se gjatë kalimit të elementëve të ngarkuar me detyrë për sigurimin e rrugës Siirt-Pervari, 8 ushtarë kanë rënë dëshmorë si pasojë e shpërthimit të një bombe e cila ishte vendosur më parë nga anëtarët e organizatës terroriste separatiste, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i Përgjithshëm në një deklaratë ka konfirmuar se afërsisht në orën 14.10 një bombë e vendosur më parë në anë të rrugës nga terroristët ka shpërthyer gjatë kalimit të elementëve të cilët ishin me detyrë për sigurinë e rrugës Siirt-Pervari, ku si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën 8 ushtarë.

Në deklaratë janë shprehur ngushëllimet për familjet e dëshmoreve: “Me një dhimbje të thellë shprehim ngushëllimet dhe Allahu i mëshiroftë. Ndaj familjarëve, të afërmeve të dëshmorëve tanë urojmë durim dhe iu shprehim ngushëllimet tona të Forcave të Armatosura”.

KULTURË

0 2794

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...