Home Lajme KOSOVË 8 vjet nga tragjedia e Restelicës ku humbën jetën 10 banorë dhe...

8 vjet nga tragjedia e Restelicës ku humbën jetën 10 banorë dhe u shpëtua gjallë Amsera Reka

Sot mbushen tetë vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat ky në komunën e Dragashit ku si pasojë e rënies së ortekut të borës kanë humbur jetën 10 banorë të këtij fshati, të gjithë të një familje.

Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan dhjetëra shtëpi, ndërsa fatkeqësisë i mbijetoi vetëm në atë kohë 7-vjeçarja, Amsera Reka, e cila tashmë jeton te të afërmit e saj. Asaj i vdiqën babai, nëna, vëllai dhe gjyshërit.

Aksioni i shpëtimit ishte organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, por arritja deri te vendi i tragjedisë ishte i vështirë, për shkak kushteve atmosferike dhe borës së madhe.

Amsera Reka, e cila atë ditë humbi dy prindërit dhe vëllanë dyvjeçar, u shpëtua nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, pasi që hoxha i fshatit, Shaban Haxhi, insistoi që kjo familja ka katër anëtarë dhe po dëgjonte një zë fëmije që ishte ende gjallë nën gërmadha.

Nëna e saj e kishte kapur në gji vajzën dhe pllaka e betonit nuk kishte arritur ta godiste, në këtë mënyrë ajo kishte shpëtuar.

Amsera momentalisht jeton në Itali te disa të afërm të saj.

KULTURË

0 2992

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...