Home Lajme KOSOVË A do të kthehet kosovari nga Amerika që premtoi miliona nëse fiton...

A do të kthehet kosovari nga Amerika që premtoi miliona nëse fiton Albin Kurti?

Ai kishte deklaruar se nuk është profesionisti i vetëm që mund ta bëjë një gjë të tillë, sepse sipas tij, diaspora e do Kosovën

Menaxheri i shumë ndërmarrjeve të njohura, i cili ndër të tjera ka punuar edhe në Bloomberg e NYFIX, para zgjedhjeve kishte dalë në mbështetje të hapur ndaj Albin Kuriti, ku edhe kishte deklaruar se nëse Vetëvendosja e Kurtit i fiton zgjedhjet, do të kthehet të investojë në ekonominë e vendit me 50 milionë euro.

E tash që Vetëvendosja i fitoi zgjedhjet, mbetët të shihet nëse biznesmeni nga SHBA-ja do t’i ndihmojë Kosovës me 50 milionë euro investim.

Ai kishte deklaruar se nuk është profesionisti i vetëm që mund ta bëjë një gjë të tillë, sepse sipas tij, diaspora e do Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Biznesmeni gjithashtu tha se Kurtin e ka njohur qysh nga koha e studimeve. Megjithatë deri në këto zgjedhje ai deklaroi se ka votuar pothuajse të gjitha partitë, por të gjitha e kanë zhgënjyer.

KULTURË

0 2637

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...