Home Lajme KOSOVË A ËSHTË GJYKATA SPECIALE NË DORËN E THAÇIT?

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar riprocedimin për në Kuvend të amendamentit 24, që dërgon në ndryshimet e nevojshme kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale.

Ndërkaq opozita është përgjigjur se një gjë e tillë nuk është e mundur pa ndryshuar formati i kësaj gjykate, duke kërkuar që kjo gjykatë selinë ta ketë në Prishtinë.

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka thënë për Indeksonline se do të mund të ketë presion nga jashtë tek partitë opozitare për ti thënë po votimit të Speciales, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndikojë tek to duke pasur parasysh qëndrimin e tyre.

“Partitë opozitare në njëfarë forme paralajmëruan zgjidhje të ndërmjetme në kuptimin që të krijohet një gjykatë nga Kosova, unë megjithatë besoj se presioni do të ndodhë, por pak a shumë qëndrimi i partive opozitare karshi votimit të Gjykatës Speciale është i çimentuar dhe nuk besoj që do të ndikojë tek to”, ka thënë Mushkolaj.

Mushkolaj më pas ka theksuar se presioni duhet të ushtrohet nga Hashim Thaçi tek PDK-ja, në mënyrë që të bëhet e qartë nëse vërtetë deputetët e tij dëshirojnë të votojnë.

“Votat janë aty siç e kemi parë, kështu që 80 votëshi mund të mbërrihet nëse dëshiron z.Thaçi pavarësisht se gjatë kësaj kohe Hashim Thaçi ka thënë se i ka votat, besoj se ai duhet të qëndrojë prapa fjalëve të tij dhe ti bind deputetët e partisë së tij ta bëjnë një gjë të tillë”, u shpreh Mushkolaj.

Ai shtoi se nuk e din nëse është lojë apo ka qenë lojë e Thaçit në mënyrë që të mos arrihet votimi duke provuar që ai të “shitet” si faktorë kryesor në këtë aspekt karshi bashkësisë ndërkombëtare.

“Di të them që në të gjitha rastet kur PDK-ja është dashtë të votojë diçka dhe kur z.Thaçi e ka dashtë ta arrijë atë ka pasur sukses, dhe nuk besoj që nuk do të ketë as kësaj here , do të ketë nëse ai dëshiron por kjo varet krejt nëse do të riprocedohet në kuvend amendamenti 24”, theksoi Mushkolaj.

Javën që lamë pas, Kuvendi nuk arriti të miratojë ndryshimet kushtetuese të cilat do i hapnin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

KULTURË

0 2770

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...