Home Lajme KOSOVË AAK, humb 7 ulëse në legjislaturën e re

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, me këtë a bërë me dije emrat e 120 deputetëve të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), do të përfaqësohet me 8 deputet nga 15 që kishte në legjislaturën e kaluar të Kuvendit.

AAK në këto zgjedhje është udhëhequr nga kryetari i saj, Ramush Haradinaj, ka pësuar dëmtim të madh ku në legjislaturën e kaluar ka pasur 15 deputet, ndërsa tani ka 8 deputet, që i bie se ka humbur 7 ulëse në Kuvendin e Kosovës.