Home Lajme KOSOVË Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Vendimin përfundimtar do ta marrë kryesia

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se takimi me Vjosa Osmanin, ka qenë i frytshëm.

“Ne sot kemi mbajtur një takim të përbashkët, kemi diskutuatr çështjen me interes rreth formimit të presidentit. Takimi ka qenë i frytshëm dhe pozitv dhe me atmosferë të mirë. Takimi ka qenë mes personave që kanë bashkëpunuar për një kohë të gjatë”, ka thënë Abdixhiku.

“Pretendetja për presidente dëshiron të ndërtojë rolin e saj, ne kemi dhënë mendimet dhe diskutimet tona dhe nuk kemi vërejtje. Poashtu kemi diskutuar edhe pozicionin e saj karshi akterëve partiakë. Kemi avancuar karshi diskutimeve në ndërkohë do t’i kthehemi organeve të partisë për t’i informuar rreth këtij takimi dhe pas konsultimeve do të kemi qëndrim përfundimtar, ka qenë takim me një frymë pozitive”, ka theksuar tutje ai.

“Ne jemi në proces të ndërtimit të kësaj pajtueshmërie. Nuk mund të ketë qëndrime individuale në LDK, parti i merr qëndrimet dhe ne synojmë të jemi unik”, vlerësoi Abdixhiku.