Home Lajme KOSOVË Afërisa e çuditshme e drejtorit të “Don Bosko” me nxënëset (Foto) –...

Qendra Social-Edukative “Don Bosko” në Prishtinë, duket se e ka drejtorin shumë “të afërt” me nxënës, sidomos me nxënëse.

Drejtori i “Don Bosko” është Don Isidor Lukiq, një prift nga famullia e Prishtinës.

Nën petkun e drejtorit, Don Isidori shihet në shumë fotografi më nxënëse të shkollës së tij, shkruan lajmi.net

Madje, në disa fotografi që janë dërguar në adresë të portalit, afërsia më nxënëset e shkollës duket që i tejkalon raportet drejtor -nxënës.

Jo në pak foto Don Isidori shihet në përqafimin e nxënëseve të shkollës, madje edhe në disa pozita të palakmueshme.

Kujtojmë që Qendra “Don Bosko” ofron mësim për arsimin fillor dhe të mesëm të ulët.

Ndërkaq, Zhvillimi i Planit dhe programit mësimor në këtë qendër edukative nuk është fetar, por mbështetet mbi bazën e një procedure të shkencore, si nga forma dhe qasja metodologjike.

Reagon “Don Bosko”, fajëson ish punëtorët e shkollës për fotografitë e drejtorit me nxënëse

Qendra Social-Edukative “Don Bosko”, ka lëshuar një reagim zyrtar ndaj shkrimeve në disa media për drejtorin e kësaj qendre, Isidor Lukiq, për të cilin u raportua se ka afërsi intime me nxënëset e kësaj qendre.

Disa minuta pasi vet prifti, drejtor i kësaj qendre Lukiq tha për Insajderin se këto janë shpifje që për qëllim kanë denigrimin e personalitetit të tij, Qendra “Don Bosko” pretendon se ka gjetur edhe “autorët e artikujve”

“Jemi të sigurt se këto janë shpifje nga ish-punonjës të cilët, për hakmarrje personale, sulmojnë drejtorin për shkak të mos vazhdimit të kontratave të punës me ta”, thuhet në reagimin e Qendrës “Don Bosko” në një komunikatë me titullin “Reagim ndaj shpifjes të publikuar në disa portale”.

Tutje në këtë reagim, “Don Bosko” shkruan se artikujt e botuar janë tentim për të njollosur figurën e drejtorit që QSE-së, “Don Bosko”

“Bëjmë me dije se fotot janë të nxjerra nga konteksti publik të cilat janë bërë ndër vite, ndërsa janë publikuar për qëllim të vetëm shantazhimin e drejtorit dhe hedhjen baltë mbi punën edukative që kjo Qendër bën për shumë vite në Kosovë”, thuhet në reagim, transmeton Insajderi.

QSE “Don Bosko” është e gatshme, dhe fton të gjithë të interesuarit, thuhet në këtë reagim, që të vijnë dhe ta sqarojnë në tërësi këtë “shpifje të montuar, për qëllime të ulëta, e cila shkon në dëm të nxënësve, fillimisht, dhe të QSE ‘Don Bosko’ e cila shquhet për rregull, cilësi dhe sukses në mësime”.

“Suksesin dhe seriozitetin e QSE ‘Don Bosko’ më së miri e kanë të njohur komuniteti i prindërve të nxënësve, të cilët gjithherë janë falënderues. QSE ‘Don Bosko’ do të ndjek të gjitha rrugët ligjore ndaj shpifjeve të tilla”, thuhet në reagimin e Qendrës “Don Bosko”. /Telegrafi.com/

KULTURË

0 2794

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...