Home Lajme KOSOVË Agim Veliu: Do të dalim të parët në zgjedhje

Agim Veliu drejtoi në vitin 2020 Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndonëse u ndërruan dy kryeministra.Ai është një nga politikanët që ka dominuar skenën politike – prej periudhës së negociatave mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, arritjes së saj, pastaj prej shkarkimit nga pozita e ministrit e deri te riemërimi në krye të MPB-së.Veliu për të gjitha proceset e kaluara këtë vit ka folur në një intervistë për punën në ministri por edhe zhvillimet në LDK.Për të, 2020-ta ka qenë vit që është karakterizuar me siguri të lartë për vendin, ndërkaq ka treguar edhe për përgatitjet që po bëhen për aplikim për anëtarësim në INTERPOL.Sa i përket zgjedhje të reja, nënkryetari i parë i LDK-së, beson se ky subjekt politik do të dalë fitues nga ky proces.Me Albin Kurtin e Vetëvendosjes ai ka thënë se do të ketë përherë dallime, ndërsa Vjosa Osmanin e ka quajtur recidive kundër partisë së tyre dhe se sipas tij për LDK-në nuk do të ishte e pranueshme si kandidate konsensuale për Presidente të Kosovës.Në tetor ai ka theksuar se do të arrijnë ta rikthejnë Podujevën.