Home Lajme KOSOVË AGRON DIDA I VV-SË SËRISH KUNDËR PARTISË SË TIJ

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Agron Dida ka reaguar pas veprimeve të opozitës të cilët e kanë bllokuar Kuvendin.

Ai në një reagim në Facebook ka theksuar që ata të cilët janë kundër Amerikës, janë bukëpërmbysës.

Lexojeni të plotë postimin e Didës në Facebook:

“Pas disa reagimeve në postimin tim paraprak, e kam vetëm një porosi:

Angazhimi i diplomacisë së SHBA-ve, pra diplomacisë më të fuqishme të botës për Kosovën, duhet të respektohet dhe të përkrahet pikë së pari nga vetë Kosovarët, sepse është në interesin më të mirë të Kosovarëve dhe shqiptarëve në tërësi. Të bësh të kundërtën do të thotë të jesh bukëpërmbys” (sic.), ka shkruar Dida. /Telegrafi/

KULTURË

0 2121

Drejtoria Rajonale e dorëshkrimeve në qytetin Konya të Turqisë restauron një prej kopjeve të dorëshkrimit "El-Kanun Fi’t Tıbb" i cili për qindra vjet...