Home Lajme KOSOVË Ahmeti: Policia t’ua konfiskojë dokumentet shkelësve në trafik

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është deklaruar për konfiskimin e dokumenteve të shkelësve në trafik. Një vendim të tillë, të cilin e kishte marrë ministri i kaluar i Punëve të Jashtme, Bajram Rexhepi, e revokoi ministri aktual në këtë dikaster, Skender Hyseni.

“Vitin e kaluar, Policia e Kosovës filloi konfiskimin e dokumenteve në rast të dënimeve në trafik. Për një periudhë të shkurtër, aksidentet shënuar rënie dhe pagesat e dënimeve ishin 80 për qind brenda javës së dënimit.

Sivjet, ministri i Punëve të Brendshme hoqi konfiskimin dhe si pasojë aksidentet në Prishtinë kanë shënuar rritje në disa pjesë deri më 20 për qind, ndërsa pagesat e dënimeve janë 3 për qind brenda javës së parë”, ka shtuar ai.

Numri i aksidenteve duhet të jetë arsye e mjaftueshme për të vendosur se cila politikë është më efikase dhe më e mirë”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

KULTURË

0 2705

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...