Home Lajme KOSOVË Aksident i rëndë në autostradën Prizren-Suharekë, lëndohen katër persona

Mbrëmjen e së mërkurës, një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Prizren-Suharekë. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë marrë lëndime trupore.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.“Mbrëmë më datë 06.01.2021, rreth orës 22:00, në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë, në kilometrin e 29-të, është shkaktuar një aksident trafiku , ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Katër persona kanë marrë lëndime trupore, përderisa raportohet për dëme të shkaktuara materiale. Njesiti për menaxhim dhe kontroll të autostradës i Policisë së Kosovës është marr me rastin dhe procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Hoxha.

KULTURË

0 68

Aktivitete çdo natë– Muzikë / Performanca Artistike Filigran , Art me Pika , Qëndisje , Punime Druri. https://www.facebook.com/TVBESA/videos/852044405574209