Home Lajme KOSOVË Aksident i rëndë në Klinë, veturat përfshihen nga zjarri, ka të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Dollc të Klinës. Si pasojë e aksidentit, dy automjete janë përfshirë nga zjarri.Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.“Sot rreth orës 12:19 Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Dollc. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një kombi dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit, automjetet janë përfshirë nga zjarri”, ka thënë Gashi.Gashi ka deklaruar se ka persona të lënduar, por ende nuk dihet numri i tyre.“Ka persona të lënduar, por ende nuk dihet saktësisht sa persona të lënduar janë”, ka thënë Gashi.

KULTURË

0 83

Aktivitete çdo natë– Muzikë / Performanca Artistike Filigran , Art me Pika , Qëndisje , Punime Druri. https://www.facebook.com/TVBESA/videos/852044405574209