Home Lajme Aksident me fatalitet afër Stacionit të Autobusave,ndërron jetë viktima!

Sot në mëngjez rreth ores 06:30 min., ne hapesiren e stacionit te autobusave ne Prizren ka ndodhur nje aksident me fatalitet pasi nje kombibus duke manovruar me levizje nga mbrapa nga parkingu privat ne drejtim te stacionit te autobusave, duke mos pasur kujdes kalimin e kembesoreve ne ate pjesë, ka goditur nje person te gjinise femer e lindur ne vitin 1946, duke e futur nen pjesen e poshtme te kombibusit ku si pasoje viktima ka gjetur vdekjen. Vdekjen e viktimes e ka konstatuar mjeku i emergjences i cili ka dale ne vendin e ngjarjes. Njesite e hetimeve rajonale te trafikut rrugor bashke me prokurorin e shtetit jane duke i hetuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit me fatalitet. Me urdher te prokurorit i dyshimti ndalohet ne mbajtje per 48 ore, ndersa trupi i viktimës është dërguar ne IML për obduksion.

Me respekt Toger Shaban Osmanollaj
Zyrtar për informim dhe marredhenie me publikun
Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren