Home Lajme KOSOVË Aksident me të lënduar në Prizren, rrotullohet vetura

Fotografi nga vendi i ngjarjes ka dërguar një lexues, teksa në afërsi janë parë edhe ekipi i zjarrfikësve.

Policia ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Rreth orës 13:40 jemi informuar për një aksident në rrugën Transit, në veturë kanë qenë tre persona, dy pasagjerë janë lënduar lehtë dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë”, konfirmoi policia.

Policia e Kosovës apelon të gjithë qytetarët për kujdes në komunikacion, ndërkohë apelohet vëmendje e shtuar për shkak të kushteve atmosferike.