Home Lajme Aksident në magjistralen Prizren-Gjakovë, vetura përfundon jashtë rrugës

Aksident në magjistralen Prizren-Gjakovë, vetura përfundon jashtë rrugës

Një aksident trafiku është shkaktuar pak minuta më parë.

Saktësisht aksidenti u shkaktua tek tranziti në magjistralen Prizren-Gjakovë.

Vetura e tipit ‘Mercedes’ ka përfunduar poshtë rrugës, si pasojë e mos-përshtatjes së shpejtësisë.

Lëndime ka pësuar drejtuesi i makinës, i cili edhe është ndihmuar nga njerëzit që ishin të pranishëm në vendngjarje.