Aksident në mes dy veturave në magjistralen Gjakovë-Prizren
Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Gjakovë-Prizren.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes të dy veturat kanë përfunduar jashtë rrugës.
Tanimë, veturat janë duke u tërhequr nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.
Si pasojë e aksidentti janë krijuar kolona të gjata në këtë rrugë.