Home Lajme KOSOVË Aksidenti në Duhël, një person i lënduar

Sonte ka ndodhur një aksident në Duhël të Suharekës.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënës i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Si pasojë e këtij aksidenti, një person është lënduar.

“Në ora 19:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë drejtimi Suharekë-Duhël, të përfshira në aksident janë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar”.