Home Lajme KOSOVË Aksion i madh në gjithë Prishtinën në lokalet e natës

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës bashkë me Policinë e Kosovës kanë dalë në terren në gjithë rajonin e Prishtinës për të parë nëse janë duke zbatuar masat kundër pandemisë.Ata kanë shqiptuar masa ndëshkimore dhe kanë zbrazur lokalet që kishin shkelur rregullat.Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, ka konfirmuar për Klankosova se aksioni po zhvillohet në gjithë Prishtinën.

“Jemi në terren bashkë me Policinë e Kosovës në gjithë regjionin e Prishtinës për të parë zbatimin e masave anti-COVID kur kanë hasur organizime që janë në kundërshtim me ligjin dhe masat e marra nga Qeveria”.Po ashtu, edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar se disa ekipe të policisë bashkë me inspektorët kanë kryer aktivitete në kafenetë te Rruga B në kryeqytet.“Në atë lokacion ka njësi policore që janë duke kryer aktivitetet në zbatim, respektim të masave ndaj pandemisë. Aktivitetet janë duke u zhvilluar së bashku me inspektorët kompetentë”.
Aktivitetet e përbashkëta po bëhen për të ndaluar grumbullimin nëpër lokale për shkak të festave të marsit.