Home Lajme KOSOVË Aksioni i Policisë në Karaçevë: Arrestohen mbi dhjetë persona, përfshirë policë

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po zhvillon një operacion të madh në Karaçevë të Kamenicës, zonë kjo kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.Cak i goditjes janë kazinotë të cilat që një kohë të gjatë ushtrojnë veprimtarinë ilegale.Deri në këto momente raportohet për mbi dhjetë të arrestuar, derisa operacioni është duke vijuar.Mësohet se në mesin e të arrestuarve janë edhe shumë zyrtarë të policisë së Kosovës.