Home Lajme Aktakuzë ndaj policit që grushtoi 3 persona në Suharekë

Aktakuzë ndaj policit që grushtoi 3 persona në Suharekë

Zyratri policor, XH.K., ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimet publike, duke keqtrajtuar e fyer rëndë personalitetin e të tjerëve, këtu të dëmtuarve H.G., A.G., dhe Q. Xh nga Suhareka.

Përderisa të dëmtuarit ishin duke hipur në makinën e tyre në parkimin e një restoranti, i pandehuri fillimisht ua kërkon dokumentet e identifikimit, dhe përderisa njëri prej tyre nuk e kishte me vete dokumentin, ai nervozohet dhe e godet në kokë, ku pastaj të tre të dëmtuarit i hip në makinën e policisë, kështu ku edhe gjatë rrugës për në stacionin e policisë, i ofendon e i godet ata.

Sipas njoftimit, pas arritjes në Stacionin policor në Suharekë, i ndan në dhoma të veçanta, ku secilin prej tyre, i kap për fyti, i shanë e ofendon dhe i godet me grushte në kokë, bark dhe gjoks, shkruan Indeksonline.

“Pokuroria Themelore e Gjakovës, ka ngritur aktakuzë kundër Xh. K., Komuna Suharekë, për veprat penale: “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”,

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prizren, Dega Malishevë, që i pandehuri XH. K., të dënohet sipas ligjit për veprat penale që i vihen në barrë.