Home Lajme KOSOVË Albin Kurti falënderon presidentin e Turqisë Erdoğan

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka falënderuar presidentin e Turqisë Erdoğan, për letrën e urimit ndaj suksesit të tij në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në letrën e dërguar për presidentin Erdoğan, Kurti ka falënderuar edhe “mbështetjen e shtetit turk gjatë kohërave më vendimtare” të Kosovës.

“Më 14 shkurt të këtij viti, përmes zgjedhjeve demokratike, qytetarët e Kosovës vendosën rrënjësisht të ndryshojnë të ardhmen e tyre. Shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë janë ura e miqësisë midis dy vendeve. Ne vlerësojmë rolin e turqve në Kosovë dhe ata po ashtu do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në qeverinë time”, shkruan Kurti në letrën e dërguar për presidentin Erdoğan.

Më tej, në letër Kurti thekson se kur të formohet qeveria, “do të punojë për të zgjeruar dhe thelluar marrëdhëniet” midis dy vendeve përmes komunikimeve dhe bashkëpunimit të hapur dhe të sinqertë.

Pas zgjedhjeve në Kosovë, presidenti Erdoğan uroi Kurtin për “suksesin e arritur” në këto zgjedhje. Nëpërmjet një letre dërguar Kurtit, presidenti Erdoğan ka uruar që rezultati zgjedhor të jetë në dobi të të gjithë popullit kosovar.