Home Lajme KOSOVË Albin Kurti: Kur demokracia në Amerikë kërcënohet, bota nuk është më e...

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas zhvillimeve që ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës .Kurti thotë se populli i Kosovës po i ndjek me interes të madh skenat shqetësuese në Capitol Hill, ndërsa shton se bota bëhet më e pasigurt nëse kërcënohet demokracia në Amerikë, njofton Klan Kosova.”Kur demokracia në Amerikë kërcënohet, bota nuk është më e sigurt.Populli i Kosovës ndoqi me interesim të madh skenat shqetësuese në #CapitolHill & ne bëjmë thirrje për një transferim paqësor të pushtetit duke respektuar vullnetin e popullit amerikan, jo dhunën nga ekstremistët e djathtë”.