Home Lajme KOSOVË Albin Kurti: Me LDK nuk flasim për presidentin, gjithçka tjetër po!

Albin Kurti: Me LDK nuk flasim për presidentin, gjithçka tjetër po!

Gjatë ditës së nesërme pritët të takohen dy krerët e partive që dolën fituese në zgjedhjet e 6 tetorit. Në tentim për të formuar qeverinë e ardhshme, kryetari i VV-së, Albin Kurti tha se në takimin e së premtes me kreun e LDK-së Isa Mustafa do t’i hapin të gjitha temat përfshirë ndarjen e posteve ministrore. Megjithatë, Kurti u shpreh këmbëngulës se posti i kryeministrit nuk duhet të vihet në baraspeshë me marrjen e më shumë ministrive siç është deklaruar nga LDK.Kandidati për kryeministër paralajmëroi se me LDK-në duhet të përshepjtojnë drejt formimit të qeverisë sepse brenda disa ditësh pritet edhe certifikimi i rezultateve dhe brenda 30 ditësh do të ftohet edhe seanca.“Nesër do të takohem me profesor Isa Mustafën, kryetarin e LDK-së. Do të diskutojmë për arriturat e deritanishme të dy grupeve punuese që kanë negociuar harmonizimin e programit tonë i cili është përfunduar në masën mbi 80%. Shpresoj që do të diskutojmë edhe ato që kanë ngelur pa u diskutuar përfshirë këtu edhe programin, njëkohësisht edhe si është më mirë të vazhdojmë sa i përket ndarjes së përgjegjësive ekzekutive. Meqë natyrisht përfundon rinumërimi dhe i jepet rezultati vërtet final javën e ardhshme. Andaj ne duhet të ecim me shpejtësi drejtë formimit të qeverisë sepse do të bëhet certifikimi i rezultateve… nuk është e thënë që do t’i mbyllim të gjitha temat, por është koha që t’i hapim ato”, tha Kurti.

KULTURË

0 2770

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...