Kurti pret Lajçakun në zyre ku ishte prezent vetëm flamuri kombëtar
Dje gjatë ditës kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ajo se çka ra në sy e që është diskutuar edhe në rrjete sociale është se në zyrat e LVV-së është parë vetëm flamuri kombëtar.
Nuk dihet se kjo a ishte një mesazh për Lajçakun i cili ishte fotografuar me një hartë pa Kosovën si shtet.