Home Lajme KOSOVË Albin Kurti viziton qendrën tregtare në Ferizaj që nuk mban produkte të...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka vizituar qendrën tregtare “Plus Center” në FerizajSipas njoftimit të Kurtit, kjo qendër sot ka 20 vjetorin e saj, nuk ka mbajtur asnjëherë mallra të Serbisë dhe nuk ka pushuar punëtorë nga puna si shkak i pandemisë.Në këtë qendër madje, sipas Kurtit janë të punësuar edhe persona me aftësi të veçanta.“Plus Center në Ferizaj sot i mbushi 20 vjet. Bashkë me kryetarin e Qendrës sonë i vizituam për t’i uruar punëtorët dhe pronarin Sylejman Nezirin. Tash e dy dekada nuk kanë mbajtur asnjëherë mallra të Serbisë dhe janë rritur e zgjeruar. I kanë 130 punëtorë në dy ndërrime (7:00 – 13:00 dhe 13:00 – 19:00) dhe nuk ka pushuar asnjë punëtor nga puna për shkak të pandemisë. Në mesin e të punësuarve, pesë janë persona me nevoja të veçanta,” ka shkruar Kurti.

KULTURË

0 82

Aktivitete çdo natë– Muzikë / Performanca Artistike Filigran , Art me Pika , Qëndisje , Punime Druri. https://www.facebook.com/TVBESA/videos/852044405574209