Home Lajme KOSOVË Albulena Balaj – Halimaj “Brigada 121 Komandant Çeliku 💜”

Në tërheqjen e numrit për zgjedhjet e 14 shkurtit Nisma do të garojë me nr 121.

Nismës ka rastisur t’i biente numri në fletvotime, i njëjtë me atë të brigadës 121 “Ismet Jashari- Kumanova”, që është komanduar nga Fatmir Limaj.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, elektorati i Nismës e ka më të lehtë për ta mbajtur mend numrin e tyre.

Slogani i Nismës Socialdemokrate në këto zgjedhje të jashtëzakonshme është “Me çlirimtarët”.

Zëvendës Kryeministrja dhe kandidatja për deputete me nr 3 nga Nisma Albulena Balaj – Halimaj me këtë rast ka bërë një postim duke shkruar “Brigada 121
Komandant Çeliku 💜”