Home Lajme BOTË Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim të rëndësishëm për kosovarët...

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur se Kancelarja Merkel dhe kryeministrat e rajoneve në mbledhjen e mbajtur dje, kanë vendosur t’i vazhdojnë masat anti-Covid që kanë qenë në fuqi deri më tani.

Në njoftimin e Ambasadës bëhet e ditur se këto masa do të shtyhen deri më 14 shkurt.

“Masat që ishin në fuqi deri në fund të janarit do të shtyhen deri me 14 shkurt. Shkollat e kopshtet e fëmijëve të mos hapen para 15 shkurtit. Punëdhënësit duhet t’u mundësojnë punonjësve punën nga shtëpia në të gjitha ato veprimtari, ku kjo është e mundshme”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, është bërë e ditur se mbajtja e maskës do të vazhdojë të jetë e detyrueshme dhe se nuk lejohet një mbulim i thjeshtë i gojës dhe hundës.

“Detyrimi për mbajtjen e maskës nëpër autobusë e metro si dhe nëpër dyqane do të ashpërsohet (maska medicinale apo FFP2 maska). Një mbulim i thjeshtë i gojës dhe hundës nuk lejohet më. Kontaktet duhet të vazhdojnë të jenë të reduktuara. Maksimalisht një person nga një amvisëri tjetër lejohet për takime.

Edhe në shërbesat fetare këtej e tutje duhet të mbahen maskat mbrojtëse të mjekësisë”, bëhet e ditur në njoftimin e Ambasadës.

NJOFTIM ME RËNDËSI

Ju lutemi të lexoni me kujdes udhëzimet nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë rreth masave të reja që sot kanë hyrë në fuqi rreth udhëtimeve nga Gjermania në Kosovë dhe nga Kosova në Gjermani! 🇽🇰️ 🇩🇪

+++ COVID-19: Informata të rëndësishme aktuale për udhëtimet nga Kosova për në Gjermani: RISI nga 11 janari: Detyrim shtesë për testim para udhëtimit (të sërishëm) hyrës në Gjermani *** Para udhëtimit hyrës: Regjistrimi elektronik i udhëtimit *** Pas hyrjes vlenë detyrimi për izolim 10-ditësh +++
Me rastin hyrjes në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – nëse keni qëndruar në një rajon me rrezikshmëri të lartë brenda 10 ditëve të fundit para udhëtimit, vlenë:
• RISI: DETYRIMI PËR TESTIM: Është paralajmëruar se duke filluar nga 11 janari do të vendoset detyrimi për një testim shtesë, para udhëtimit hyrës nga rajonet me rrezikshmëri të lartë të COVID-19. Detyrimi për testim mund të përmbushet me anë të një testi COVID-19 PCR nëse bëhet brenda 48 orëve para fillimit të udhëtimit, ose menjëherë pas udhëtimit hyrës.
• Regjistrimi i udhëtimit hyrës para udhëtimit: Para udhëtimit Ju duhet të regjistroheni në www.einreiseanmeldung.de dhe të mbani me vete një dëshmi të regjistrimit.
• Detyrimi për izolim: Pas hyrjes në Gjermani duhet të vendoseni menjëherë në destinacionit tuaj, aty t’i nënshtroheni karantinës/vetë-izolimit 10-ditor. Detyrimi për izolim nuk mund më të zëvendësohet me një test të bërë para, ose menjëherë pas hyrjes në Gjermani, por mund të shkurtohet vetëm nga një rezultat negativ i një testi COVID-19, i bërë më së heri në ditën e pestë të karantinës (Strategjia dy teste).
Me rëndësi: Rregullat e izolimit vlejnë vetëm për personat, të cilët aktualisht janë të lejuar të hyjnë në Gjermani. Ato nuk nënkuptojnë heqje, apo zbutje të masave kufizuese të udhëtimit.
Federata dhe landet tërheqin sërish dhe shprehimisht vëmendjen nga ajo se duhet të shmangen udhëtimet jo të domosdoshme për në rajonet me rrezikshmëri për COVID-19 .
Për shkak se rregullat dhe kufizimet e jetës publike që kanë të bëjnë me pandeminë COVID-19 aty-këtu dallojnë nga landi në land, ne urgjentisht ju rekomandojmë që rreth rregullave informoheni drejtëpërdrejtë në landin federal që është destinacion i juaj.
Ju lutemi vini re informatat tona të aktualizuara në vazhdimsi: