Home Lajme KOSOVË Ambasadori i Turqisë takon Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin e Tuqisë në Kosovë Çagrı Sakar, i cili e ka përgëzuar për detyrën e re.

Në takim është biseduar për zhvillimet politike, situatën me pandeminë si dhe përpjekjet e Kosovës për sigurimin e vaksinave anti COVID.

Po ashtu, janë shqyrtuar edhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, këmbimit tregtar dhe zhvillimit të diplomacisë parlamentar.

Konjufca e ka informuar ambasadorin Sakar për prioritetet e këtij mandati dhe ka përmendur dinamizmin e punës së organit legjislativ, reformën zgjedhore si dhe reformat në sistemin e drejtësisë.