Home Lajme BOTË Amnesty International: Mbi 300 civilë të vrarë nga sulmet ajrore të koalicionit...

Amnesty International reporton se me qindra civilë janë vrarë në shtëpitë e tyre nga sulmet ajrore pasi ata kishin ndjekur udhëzimet e qeverisë irakene që të qendronin në shtëpitë e tyre gjatë sulmit në Mosul.

Të mbijetuarit dhe dëshmitarët okularë thanë se nuk ikën nga zona ku po zhvillohej beteja pasi kishin marrë udhëzime të qarta nga autoritetet irakene që të rrinin brenda, pasi kështu do t’i mbronin më mirë.  Por nuk ka ndodhur kështu! Por numri i civilëve të vrarë nga bombardimet ajrore ka shkuar në qindra. Një numër tmerrësisht i lartë në krahasim me luftëtarët e vrarë.

Vetëm në një ditë, më 17 Mars 2017, mbi 150 vetë janë vrarë nga bombardimet e koalicionit të udhëhequr nga amerikanët.

​“Provat e mledhura në terren në lindje të Mosulit tregoj në një panoramë të tmerrshme, kur koalicioni i drejtuar nga amerikanët ka shkatërruar shtëpi të tëra bashkë me famlijet brenda”

          – Donatella Rovera, Amnesty International

Gjithashtu, mbi 250 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore gjatë fushatës në Manjib.

Amnesty International ka nisur një peticion ku i kërkohet qeverisë irakene dhe Shteteve të Bashkuara që të kryejnë një hetim të paanshëm për të zbardhur vrasjet e qindra civilëve të pafajshëm.
Të dhënat tregojnë se qeveria irakene dhe Shtetet e Bashkaura nuk kanë treguar kujdesin e duhur për të parandaluar vdekjet e civilëve.

Firmos peticionin!

Observatori

KULTURË

0 1913

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...