Home Lajme Apeli ia vërteton dënimin për korrupsion ish-kryetarit të Prizrenit

Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar dënimin për korrupsion, ish-kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.Muja bashkë me tre zyrtarë tjerë të Komunës së Prizrenit, Minir Krasniqi, Avni Ademaj, dhe Sadik Paçarizi akuzoheshin për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritet zyrtar.Lidhur me këtë akuzë, Gjykata Themelore në Gjilan, më 19 dhjetor 2018, i kishte shqiptuar dënim unik prej një viti burgim me kusht, ish-kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja.Por, dënimi ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda dy vjetësh, raporton “Betimi për Drejtësi”.Ndërsa për dispozitvin 1 dhe 4 të aktakuzës, Muja ishte shpallur i pafajshëm.Fajtorë ishin shpallur edhe ish-zyrtarët e tjerë të kësaj komune, me ç’rast ish-drejtori i Administratës Publike, Minir Krasniqi, ishte dënuar me gjashtë muaj burgim, kurse ish-drejtori i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Avni Ademaj, me pesë muaj burgim me kusht, ndërsa ish-drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Sadik Paçarizi, ishte dënuar me gjashtë muaj burgim.Por, as ndaj tyre, dënimi nuk do të ekzekutohet nëse ata nuk kryejnë vepër tjetër penale brenda periudhës njëvjeçare.Kurse, për dispozitivin 4, gjykata e kishte refuzuar akuzën ndaj Ramadan Mujës, Minir Krasniqit dhe Abdullah Tejeci, me arsyetimin se pas rikualifikimit të veprës penale nga neni 421, në nenin 339, si dispozitë më e favorshme, vepra penale në kohën në të cilën është kryer, ka arritur parashkrimin.Të pakënaqur me këtë aktgjykim, mbrojtja e Mujës dhe dy të akuzuarve tjerë, Krasniqi dhe Ademaj ishte ankuar në Apel ku kishin kërkuar ndryshimin e aktgjykimit dhe lirimin nga akuza për të mbrojturit e tyre.Kurse, e kënaqur me dënimet me kusht të shpallur nga shkalla parë, kishte mbetur Prokuroria Speciale e cila nuk ishte ankuar fare në Apel si dhe mbrojtja e të akuzuarit Paçarizi.Mirëpo, edhe këto ankesa, si të pabazuara i ka refuzuar kolegji i