Arrestim me forcë në një lokal në Prizren, pronari nuk bartte maskë (VIDEO)
Një arrestim me forcë është bërë sot rreth orës 11:00 në një lokal në qendër të Prizrenit.
Një dëshmitarë për Rtv Besa ka treguar se policë të njësisë speciale e kanë arrestuar me forcë pronarin e lokalit dhe djemtë e tij, ndërsa gjatë arrestimit është përdorur edhe sprej.
Kjo shihet edhe në pamjet që i ka siguruar Rtv Besa ku shfaqen disa policë që me forcë e arrestojnë pronarin e lokalit dhe djemtë e tij.
Gjatë arrestimit, përveç forcës është përdorur edhe sprej.
Sipas tij gjithçka ka nisur pasi pronari i lokalit u ndalua për shkak të mosbartjes së maskës, me policët që sipas tij u treguan të “ashpër” me të.
Nga Policia e Prizrenit, ndonëse e kanë konfirmuar se ngjarja ka nisur për shkak të mosrespektimit të masave kundër koronavirusit, këtë rast e kanë cilësuar si sulm ndaj zyrtarëve policorë.