Home Lajme Arrestohen dy viktimat e rrahjes së djeshme,njëri emigrant dhe tjetri Kosovar

Në Prizren janë arrestuar dy persona për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 17 korrik, ndërsa ndonëse nuk thuhet zyrtarisht del se personat në fjalë janë viktimat e rrahjes së djeshme në Ortakoll të Prizrenit.

Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit është kosovar, ndërsa tjetri shtetas i huaj.

Ndonëse në raportin 24 orësh të policisë nuk jepen hollësi të tjera rreth identitetit të të dyshuarve dhe rastit të vjedhjes, mbështetur në deklaratat për medie të zyrtarit për medie të policisë në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, del se të dyshuarit janë personat, të cilët u rrahën dje në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit, ndërsa në videon e publikuar dëgjohet teksa personat që i goditnin ata me shkelma.

Referuar policisë, lidhur me këtë rast janë kryer disa bastisje, dhe se dyshohet se viktimat janë kryes të vjedhjeve të rënda.

Zyrtarë të policisë në Prizren, një ditë më parë deklaruan se dyshohet se sulmuesit u kanë gjetur të dyshuarve u gjësende, të cilat janë vjedh nga shtëpia.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.