Home Lajme KOSOVË Arrestohen Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni

Janë arrestuar dy zyrtarët e PSD’së, Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi, raporton Gazeta Express.Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi është arrestuar nga Policia gjatë një aksioni që ky subjekt kanë mbjatur në kryeqytet.Ai është arrestuar së bashku me anëtarin tjetër të kësaj partie, Zgjim Hyseni.Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka thënë se arrestimet u bënë gjatë aksionit të PSD’së.Shkrimi i plotë i Molliqajt:“Gjatë aksionit të PSD-së kundër deklaratës së Lajçakut për Asociacionin kundërkushtetues u arrestuan dy aktivistët Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi.Është i papranueshëm zelli i Policisë së Kosovës që të arrestojnë aktivistët politik që shprehin bindjet e tyre përmes aksioneve paqësore. Çdo arrestim i tillë është veçse politik prandaj është i patolerueshëm.Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi”