Home Lajme KOSOVË Arrestohen tre persona në Prizren, gjenden armë e drogë

Tre persona janë arrestuar mbrëmë në rrugën “Aziz Kelmendi” në Prizren nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Sipas policisë, të dyshaurve u janë gjetur armë, substancë narkotike dhe armë. Raporti i policisë:

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në trup dhe në automjetin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: dy pistoleta me tre copë fishkë, 8.9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një thikë, një shufër, një boks metali, një pako rizlla dhe disa qese najloni.