Home Lajme KOSOVË Arrestohet edukatorja, e cila rrahu fëmijën në kopshtin privat në Prishtinë

Arrestohet edukatorja, e cila rrahu fëmijën në kopshtin privat në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar edukatoren e kopshtit “Cambridge Kids”, e cila siç shihej në pamjet që qarkulluan gjatë ditës së djeshme, ka përdorur forcë ndaj një fëmije.

Ndaj saj është shqiptuar masa e ndalesës për 48 orë.

Kështu thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Më 10 shkurt 2020 në stacionin policor jugu në Prishtinë është iniciuar një rast “keqtrajtim i femijës”. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar personin e dyshuar, e cila me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

Nga policia thanë se në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

KULTURË

0 2992

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...