Home Lajme KOSOVË Arrestohet në Shkup bosi turk Sedat Peker me pasaportë kosovare, dëbohet në...

Ministria e Punëve të Brendshme tashmë ka konfirmuar se shtetasi turk që u arrestua gjatë ditës së djeshme është Sedat Peker, një personazh kontrovers në Turqi që dyshohet për vepra të shumta.

Peker tash e disa muaj po qëndronte në Maqedoninë e Veriut, respektivisht në një hotel në Petrovec të Shkupit.

Ai u arrestua me akuzën e shkeljes së rregullave të qëndrimit duke tentuar deportimin e tij për në Turqi. Por, gjatë procedurave Peker ka thënë se nëse do të depërtohej atje mund të përballej me tortura çnjerëzore duke kërkuar transferimin në një shtet tjetër siç është Kosova. Jozyrtarisht, thuhet se Peker ka pasaportë kosovare dhe se mbrëmë vonë është transferuar në Kosovë bashkë me ekipin e tij.

MPB nuk ka dashur të shtojë diçka më tepër në lidhje me rastin, përveç njoftimit zyrtarë:

“Më 18.01.2021 zyrtarë policorë nga Biroja për Siguri Publike kanë arrestuar R.S.P. 49 vjeçar, i cili ka qëndruar në vendin tonë, ndërkohë që ka shkelur rregullat për qëndrim të shkurtër. Pas konstatimit për shkelje të afatit të qëndrimit, personi në fjalë është dëbuar nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga MPB-ja e Maqedonis së Veriut.