Home KULTURË ARTISTËT KOSOVARË SHËNUAN DITËN E EVROPES ME TEMËN “ARTI DHE EUROPA”

Ne ambientet e “Swiss diamond Prishtina” Grupi i artistëve Infinity Art, ka organizuar një ekspozitë për nder të ditës së Europës me temë “Arti dhe Europa”.

Kjo ekspozitë e organizuar nga Marian Nikolla dhe menaxhuar nga Emanuela Ndrecaj sot kishte për qellim të mbledh profesorë dhe artistët të cilët paraqitën punimet e tyre për nder të shënimit të ditës se Evropes. Edhe pse Kosova mbetët ende e izoluar, artisët përmes punimeve të tyre i kanë treguar sot Evropës se Kosova pret ti hapen dyert dhe të jetë sa me shpejtë pjesë e liberalizimit.

“Infinty Art respekton data të rëndësishme me artin e talenteve tanë. Institucionet tona nuk e mbështesin vlerën e talenteve që Kosova i ka të pafund. Ne dëshirojmë që edhe Kosova të promovohet brenda dhe jashtë vendit sa më mirë” ka thënë për Televizionin Besa, Emanuela Ndrecaj nga Infinity Art./rtvbesa/