Home Lajme Asambleisti Gashi kërkon lirimin e pronave komunale që shfrytëzohen nga partitë politike...

Apel për lirimin e pronave komunale që shfrytëzohen nga partitë politike në Prizren!Do të ishte në interesin publik që pronat që shfrytëzohen nga partitë politike në qendër të qytetit t’i kthehen në menaxhim të Komunës së Prizrenit me qëllim që ato të ri destinohen si hapësira të institucioneve kulturore, p.sh.: Galeri të arteve, muze të profileve të ndryshme: muzeu i luftës, muzeu i historisë së qytetit dhe i zanateve të vjetra, etj. ose edhe për përpunimin dhe ekspozimin e veprave artizanale të shoqatave të ndryshme të komunës së Prizrenit. Me krijimin e hapësirave të reja kulturore brenda bërthamës së vjetër të qytetit, përveç që do të shtohej oferta turistike, do të mundësohej shkarkimi i turmave të mëdha nga Shadërvani në drejtim të Sheshit të Lidhjes dhe më tej në drejtim të kompleksit të Lidhjes së Prizrenit. Shumica e partive politike (LDK, AAK, NISMA, KDTP dhe VAKAT) zyrat e tyre i kanë tek Sheshi i Lidhjes. Si dy partitë më të mëdha të Prizrenit; PDK dhe LVV do të duhej të parët vullnetarisht t’i lirojnë objektet e selive të tyre e më pas të pasohen nga partitë që i kanë selit e tyre tek Sheshi i Lidhjes,ka shkruajtur asambleisti nga Prizreni Ilir Gashi.