Home Lajme KOSOVË ATK-ja ia mbyll xhirollogaritë Postës së Kosovës

Posta e Kosovës ka njoftuar se ATK-ja ia ka mbyllur xhirollogaritë pa asnjë paralajmërim.
Lajmin e bënë të ditur përmes një njoftimi për media, ku thonë që me këtë veprim të njëanshëm, ATK-ja ka ndërprerë shërbimet dhe operimet e Postës së Kosovës, e cila ofronë shërbime konsumatorëve çdo ditë në rreth 140 zyra postare në të gjitha komunat e Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Të nderuara media,
Përmes kësaj shkrese ju njoftojmë juve dhe publikun se, nga sot Postës së Kosovës ATK-ja pa asnjë paralajmërim ia bllokoi xhirollogaritë për borxhet e vitit 2018 e 2019.
Me këtë veprim të njëanshëm, ATK-ja ka ndërprerë shërbimet dhe operimet e Postës së Kosovës, e cila ofronë shërbime konsumatorëve çdo ditë në rreth 140 zyra postare në të gjitha komunat e Kosovës.
ATK-ja ka lënë pa paga mbi njëmijë punëtorë të Postës së Kosovës dhe e ka vendosur këtë ndërmarrje publike në pozitën më të rëndë në këtë kohë pandemie.
Posta e Kosovës, ka kërkuar disa herë nga Qeveria t’ia zbatojë humbjet mbi 5 milion euro nga Shërbimi Universal Postar, të konfirmuara nga ARKEP-i, Auditori i Jashtëm, Gjykata Themelore dhe Përmbaruesi.
Andaj, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Postës së Kosovës, shprehin shqetësim të jashtëzakonshëm, si dhe kërkojnë urgjent nga Kryeministri Hoti dhe Qeveria si aksionari i vetëm i saj, që t’i kthejë borxhet që ka ndaj Postës së Kosovës, duke e mundësuar shlyerjen e menjëhershme të obligimet tatmiore ndaj ATK-së.”, thuhet në njoftimin e tyre.